Në ç'gjendje është SPOK-u juaj? Bëni Testin për Vlerësimin e SPOK-ut*
*ang. COPD Assessment Test™ ose shkurt CAT
Ky pyetësor do t'ju ndihmojë ju dhe mjekun tuaj të matni ndikimin që ka SPOK-u (sëmundja pulmonare obstruktive kronike) në mirëqenien dhe në jetën tuaj të përditshme. Përgjigjet tuaja dhe rezultati i testit mund të përdoren nga ju dhe nga mjeku juaj, për të përmirësuar menaxhimin e SPOK-ut tuaj dhe për të pasur përfitimin më të madh nga mjekimi.
Nëse dëshironi të plotësoni pyetësorin me dorë në letër, ju lutemi klikoni këtu dhe pastaj printoni pyetësorin.
Për çdo fjali më poshtë, vendosni shenjën (X) në kutinë që përshkruan më së miri gjendjen tuaj aktuale. Kini kujdes që për secilën pyetje të zgjidhni vetëm një përgjigje.
Shembull: Jam shumë i lumtur
Jam shumë i mërzitur
REZULTATI
Nuk kollitem asnjëherë
Kollitem gjatë gjithë kohës
Nuk kam aspak këlbazë në kraharor
Kam shumë këlbazë në kraharor
Nuk ndjej aspak shtrëngim në kraharor
Ndjej shumë shtrëngim në kraharor
Nuk mbetem pa frymë kur ngjitem në një kodër ose në një palë shkallë
Mbetem pa frymë kur ngjitem në një kodër ose në një palë shkallë
Nuk jam i kufizuar në kryerjen e aktiviteteve në shtëpi
Jam shumë i kufizuar në kryerjen e aktiviteteve në shtëpi
Ndjehem i sigurt që të largohem nga shtëpia, pavarësisht nga sëmundja ime e mushkërive
Nuk ndjehem aspak i sigurt që të largohem nga shtëpia, për shkak të sëmundjes sime të mushkërive
Bëj gjumë të mirë
Nuk bëj gjumë të mirë për shkak të sëmundjes sime të mushkërive
Kam shumë fuqi
Nuk kam aspak fuqi
Sigurohuni që të printoni pyetësorin tuaj CAT para se të shkoni tek mjeku juaj
Testi i vlerësimit të COPD është zhvilluar nga një grup shumëdisiplinor ekspertësh ndërkombëtarë të COPD me mbështetjen e GSK. Aktivitetet e GSK në lidhje me Testin e vlerësimit të COPD mbikëqyren nga një bord drejtues që përfshin ekspertë të jashtëm të pavarur, një prej të cilëve drejton bordin.
CAT, Testi i vlerësimit të COPD dhe logoja e CAT janë marka tregtare të grupit të kompanive GSK. ©2009 GSK. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
For optimal viewing, please rotate your mobile device's screen orientation to landscape.